Faqja gjermane për informacion të futbollit në Instagram, Transfermarkt, ka përpiluar një formacion me 11 lojtarët të shtrenjtë në pozitat e tyre në Superligën e Turqisë.
Pjesë e këtij formacioni është edhe sulmuesi në formë i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me Fenerbahcen.
Në bazë të listës së publikuar, 25-vjeçarit i është rritur çmimi për katër milionë euro dhe vlera e tij është 12 milionë euro.
Çmimi i është rritur edhe sulmuesit të Trabzonsporit, Alexander Sorloth, (për katër milionë euro) i cili ka vlerën 10 milionë euro. Si edhe portierit të të njëjtës skuadër, Ugurcan Cakir, (për dy milionë euro) dhe ka vlerën tetë milionë euro.
Lojtari më i shtrenjtë në këtë formacion është mesfushori i Trabzonsporit, Abdulkadir Omur, i cili e ka vlerën 14 milionë euro (edhe pse çmimi i tij është ulur për një milion euro). /Telegrafi/