Site icon Telegrafi

Rritet buxheti i Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti paralajmëron shumë aktivitete (Video)

Në diskutimin e sotëm për buxhetin e vitit 2018, Avokati i Popullit ka njoftuar sot se është rritur buxheti i tyre për 4,2%, krahasuar me periudhën e mëparshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Makfax, Memeti ka deklaruar se me këtë rritje të buxhetit shtohen shpresat që Avokati i Popullit të funksionojë pa pengesa dhe se do ta kryej detyrën për të cilën edhe është themeluar, pra do të punojë në promovimin dhe përparimin e të drejtave të njeriut.

Memeti u zotua se do të angazhohet që këto mjete shtesë të shrytëzohen në mënyrë të drejtë dhe në interes të qytetarëve të Maqedonisë, duke shtuar se pjesë e veprimtarisë do të jenë hulumtimet, do të rifunksionalizohet mekanizmi parandalues për mbrojtje të të drejtave që nuk është funksional tash e tre vite me radhë.

Ai deklaroi se do të ketë edhe aktivitete tjera si projekti miku i gjykatës, do të themelohet një departament për mbikëqyrje të rregulloreve, etj./Telegrafi/

Exit mobile version