Site icon Telegrafi

Rriten vlerat e Vedat Muriqit dhe Mërgim Vojvodës pas kalimit në Serie A

Transfermarkt ka rivlerësuar vlerat e futbollistëve të Serie A, ku shihet se dyshja e “Dardanëve”, Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda kanë pasur rritje.

Dyshja këtë afat kalimtar kanë bërë hap të madh në karrierën e tyre, duke kaluar në Serie A.

Sulmuesi që kaloi nga Fenerbahce te Lazio tani i është rritur vlera për 5 milionë euro, pra ai ka kaluar nga 12 milionë sa vlerësohej më parë në 17 milionë euro.

Në anën tjetër, edhe Mërgim Vojvoda ka pasur rritje në vlerë pas transferimit nga Standard Liege  te Torino.

Nga 4 milionë sa vlerësohej më parë, 25 vjeçari ka pasur rritje prej 1 milionëve dhe tani vlera e tij sipas Transfermarkt kap shifrën e 5 milionë eurove.

Edhe për ish-futbollistin e Kosovës që kaloi tek Shqipëria, Ardian Ismajlin ka pasur rritje të vlerës pas kalimit tek Spezia nga Hajduku i Splitit. /Telegrafi/

Exit mobile version