Enti Shtetëror për Statistika të Republikës së Maqedonisë (ESHS) ka publikuar të dhënat për tregëtinë me pakicë, ku shifrat tregojnë rritje të të ardhurave të janarit të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar për 8.9%, transmeton Telegrafi.
Kjo rritje është evidentuar në produktet ushqyese, pirje dhe duhan, ndërkaq rritje të të ardhurave ka edhe në produktet jo-ushqyese për 20.3%, përveç produkteve të naftës, kurse në tregëtinë me pakicë rritja te këto produkte është 15.5%, gjithashtu përveç produkteve të naftës. /Telegrafi/