Maskat për fytyrë janë bërë të detyrueshme në rajonin e Brukselit në Belgjikë, sipas autoriteteve lokale.
Qeveria belge ka vendosur që rregulla e re të hyjë në fuqi gjatë ditës së mërkure (sot).
Masa vlen për cilindo person të moshës 12-vjeçare ose më të vjetër, “në hapësira publike, si dhe në ambiente private të arritshme për publikun”, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
Vendimi vjen pasi rastet në rajon kaluan pragun e 50 rasteve ditore për 100 mijë banorë, tha qeveria e vendit.
Infeksionet javore në Belgjikë u rritën në fund të korrikut dhe zyrtarët e të gjitha shteteve evropiane po përpiqen të parandalojnë një valë të dytë të coronavirusit.
Ndryshe, Belgjika ka raportuar 75,008 raste të COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins, gjersa kanë ndërruar jetë 9879. /Telegrafi/