Site icon Telegrafi

Rriten çmimet e substancave narkotike në Britani të Madhe, për shkak të bllokimit nga coronavirusi

Çmimet e substancave narkotike po rriten në Britani të Madhe, pas mobilizimit të njerëzve për t’i siguruar ato në kohë të izolimit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa tregtarë kanë ndaluar shitjen e tyre, pasi policia është duke e monitoruar gjendjen në ambiente publike, për t’u siguruar që njerëzit po i zbatojnë rregullat e distancës sociale.

Mirëpo disa prej shitësve të cilët ende e menaxhojnë këtë lloj biznesi, i kanë rritur çmimet e tyre, madje edhe klientelën e tyre në këtë kohë pandemie.

Një tregtar në Londër tha se çmimi i kokainës është rritur nga 36,000 funta kilogrami në 40,000.

Ai tha për Sky News se rregullat e bllokimit kanë bërë që shitja e kanabisit të rritet, pasi shumica njerëzve e kalojnë kohën të lirë, duke mos bërë asgjë.

Ndryshe nga ky i fundit, disa tregtarë të tjerë pak para vendimit të bllokimit, ulën çmimet e tyre për t’i shitur ato sa më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version