Çizmet e gomës shiten me çmim dyfish më të shtrenjtë pasi që një pjesë e tregtarëve i kanë shfrytëzuar vërshimet për ti rritur çmimet e çizmeve të gomës të cilët janë të domosdoshme për të hyrë në zonat e vërshuara, kanë njoftuar mediat në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët revoltën e tyre e kanë shprehur edhe përmes rrjeteve sociale, por mësohet se deri te organizata e konsumatorëve deri më tani nuk ka arritur asnjë ankesë, por nga kjo organizatë u kanë apeluar tregtarëve që ta tregojnë njerëzinë e tyre dhe mos ta shfrytëzojnë këtë fatkeqësi elementare për përfitime materiale. Ata thonë se rezervat e prodhimeve të nevojshme për zonat e prekura është mirë ti shpërndajnë falas se sa të pasurohen.
Nga kjo organizatë kërkojnë që shteti të vendos masa për atë se si duhet të sillen tregtarët në kushte të gjendjes së krizës.
Përveç çizmeve të gomës, është vërejtur edhe rritje të çmimit të lopatave, pompave për ujë, kovave, qirinjve dhe pothuaj se të gjithë prodhimeve të cilët këtyre ditëve blihen në sasi të mëdha./Telegrafi/