Site icon Telegrafi

BE rrit ndihmën për Afganistanin dhe fqinjët e tij në 1 miliard euro

Bashkimi Evropian do të japë një shtesë prej 700 milionë eurosh (809.2 milionë dollarë) në ndihmë emergjente për Afganistanin dhe vendet fqinje.

Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Evropian përpara samitit afgan të Grupit 20 të së martës, përcjell Telegrafi.

Premtimi përfshin angazhimin e përgjithshëm të financimit të ri në 1 miliard euro pas premtimit të mëparshëm të ekzekutivit të BE-së prej 300 milionë eurosh për të ndihmuar në parandalimin e “shembjes” së shërbimeve bazë në Afganistan dhe mbarimit të ushqimit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur një kolaps të madh humanitar dhe socio-ekonomik në Afganistan”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë.

Ajo ka shtuar se militantët islamikë që morën Kabulin më 15 gusht duhet së pari të plotësojnë pesë kushtet e BE-së për ndihmë afatgjate. /Telegrafi/

Exit mobile version