Ndoshta tingëllon pabesueshëm, mirëpo përzierja e mjaltit dhe e kanellës shëron pothuajse të gjitha sëmundjet. Dhe ajo që është më e mira, këta artikuj relativisht të lirë mund t’i gjeni në shumë dyqane
Shkencëtarët konfirmojnë që mjalti është shumë i shëndetshëm në shërimin e shumë sëmundjeve, mirëpo në kombinim me kanellën bëhet armë vdekjeprurëse kundër viruseve, kolesterinës së lartë dhe sheqerit, si dhe kundër armiqve të tjerë të shëndetit tone, transmeton Telegrafi.
Sëmundjet e zemrës
Bëni një pastë nga mjalti dhe kanella pluhur. Lyeni rriskën e bukës dhe hajeni rregullisht për kafjall. Në këtë mënyrë do të ulni nivelin e kolesterinës në arterie dhe do të pengoni sulmin në zemër.
Artriti
Në një gotë ujë të nxehtë përzieni dy lugë mjaltë dhe një lugë të vogël kanellë pluhur. Pini në mëngjes dhe në mbrëmje. Konsumimi i rregullt mund t’ju ndihmojë në shërimin madje edhe të artritit kronik.
Infeksionet në fshikëzën e tëmthit
Në një gotë ujë të vakët përzieni dy lugë të mëdha kanellë pluhur dhe një lugë të vogël mjaltë. Pini këtë përzierje çdo ditë. Kështu do të shkatërroni mikrobet në fshikëzën e tëmthit.
Kolestrina
Përzieni dy lugë të mëdha mjaltë dhe tri lugë të vogla kanellë në një gotë të madhe çaji. Kur ta pini këtë, niveli i kolesterinës do të ulet për 10 për qind në afat prej dy orësh.
Ftohja
Nëse vuani nga ftohja, merrni një lugë të madhe mjaltë me një të katërtën e lugës kanellë. Merrni këtë tri ditë me radhë. Kjo do të eliminojë ftohjen, kollën kronike dhe mbylljen e sinuseve.
Dhembja e lukthit
Mjalti në kombinim me kanellën do të shërojë lukthin. Merrni rregullisht dhe do të çrrënjosni të thatin në lukth.
Sistemi i imunitetit
Marrja ditore e mjaltit dhe e kanellës pluhur forcon imunitetin dhe mbron organizmin nga bakteret dhe viruset.
Gripi
Mjekët spanjollë kanë zbuluar që mjalti përmban përbërës natyralë të cilët vrasin viruset dhe mbrojnë nga gripi.
Humbja e peshës trupore
Zieni mjaltin dhe kanellën pluhur në një gotë uji. Pini këtë çdo mëngjes në lukth të zbrazët – gjysmë ore para kafjalli. Konsumimi i rregullt do t’u ndihmojë personave me peshë të madhe trupore që të dobësohen.
Era e keqe nga goja
Banorët e Amerikës Jugore çdo mëngjes shpëlajnë gojën me ujë të ngrohtë, të përzier me një lugë të vogël mjaltë dhe kanellë. Kjo u ndihmon që ta ruajnë freskinë e erës së gojës gjatë gjithë ditës.
Këshillë: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative. /Telegrafi/