Site icon Telegrafi

Rrisin shtatë fëmijë pa kushtëzime, nuk brengosen që kanë lënë shkollën (Foto)

The Rawnsley Family - .Pearl, Skye, Finn, Hunter, Gemma, Zephyr, Lewis, Phoenix.

Gemma dhe Lewis Raënsley nga Hebden Bridge në West Yorkshire, kanë vendosur t’i rrisin fëmijët e tyre pa asnjë kushtëzim të vetëm.

Fëmijët 13-vjeçar, deri te më i vogli që ka vetëm një vjet, nuk dëshirojnë të shkojnë në shkollë, kanë mësuar shkrim dhe lexim nga prindërit e tyre, ndërsa vizitohen kohë pas kohe nga ekipet për mirëqenien e të miturve, transmeton Telegrafi.

Familja që rritë fëmijët në formë të pazakontë

“Kur është moti i mirë, qëndrojmë përjashta, ndërsa kur nisë shiu hyjmë brenda. Ata bëjnë krejtësisht çfarë duan, pse t’i ndalojmë”, ka thënë Gemma për mënyrën e jetës.

Ata kanë tatuazhe të përhershme, kanë lyer flokët, luajnë me mjete të forta si sëpata, vendosin vet kur duan të flenë si dhe përdorin fjalë të ndyta.

Të vegjlit nuk duan të shkojnë në shkollë

“I kemi edukuar mirë, janë mjaft të sjellshëm, megjithëse dallojnë shumë nga nxënësit e rregullt” ka shtuar e ëma, krenare me sistemin e pazakontë të rritjes së fëmijëve.

Kjo formë nuk është konsideruar normale, meqë shkollimi fillor është i obligueshëm dhe nevojitet vijimi i rregullt i mësimit. /Telegrafi/

Exit mobile version