Telegrafi

Rrini para ekraneve, edhe pak minuta nis spektakli më i madh në televizionet shqiptare – BBVK2

Vetëm pak minuta na ndajnë nga momenti i madh që janë duke e pritur të gjithë shqiptarët anembanë.

E fjala është për nisjen e spektaklit më të madh televiziv në vend, Big Brother Vip Kosova.

Big Brother Vip Kosova 2 do të nisë sonte, para jush do të sjellë dhe do t’iu mbajë me ekskluzivitete të shumta për gjatë tërë kësaj sezone.

Për të gjitha pyetjet dhe kureshtjen që keni pasur deri tani nga ora 21:00 sonte në Prime-n e parë do të merrni përgjigje.

Edhe këtë edicion nikoqirë të spektaklit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, veç se në panelin e opinionistëve do të ketë ndryshime.

Përpos Anita Haradinajt, që edhe në edicionin e parë është shfaqur në rolin e opinionistes, këtë post me nam, këtë sezon do ta mbajë edhe gazetari, Bledi Mane.