Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 04:00, në Ferizaj.
Po ashtu bëhet e ditur se policia ka arritur të arrestoj një person të dyshuar, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur. Lidhur me rastin i menjëhershëm ka qenë reagimi policor, ku shumë shpejt është identifikuar dhe është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/