Site icon Telegrafi

Rrihet një sirian në Mitrovicë, policia arreston një të dyshuar

Një sirian është rrahur këtë të shtune në sheshin ” Mehë Uka” në Mitrovicë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se personi në fjalë ka marrë lëndime trupore, dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur reth orës 18:00.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Ndërkaq, rasti është duke u trajtuar nga hetuesit policorë./Telegrafi/

Exit mobile version