Site icon Telegrafi

Rrihet një person në Shtime, dërgohet për tretman mjekësor në QKUK – arrestohen dy të dyshuar

Foto: Arkiv

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht një person.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:15, në sheshin “Ahmet Shtimja”, në Shtime.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version