Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:30 në fshatin Morinë, Gjakovë.
Siç thuhet në raport, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/