Telegrafi

Rrihet një person në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Një person ka marr lëndimë të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00 në fshatin Koshare, Ferizaj.

Siç thuhet në raport, ende nuk ka të arrestuar.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor pasi që është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/