Një person ka marr lëndime të rënda trupore, pasi derisa ishte duke ecur në rrugë është sulmuar fizikisht duke u goditur me grushte nga një person i panjohur për të.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 08:45 në rrugën “Xhavit Mitrovica”, në Prishtinë.
Në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi gjersa ai ishte duke ecur në rrugë, është sulmuar fizikisht duke u goditur me grushte nga një i dyshuar mashkull i pa njohur për të. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/