Telegrafi

Rrihen mes vete pesë persona në Malishevë, njëri prej tyre dërgohet për trajtim në QKUK

Foto: Arkiv

Pesë persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person i cili është duke u trajtuar në QKUK.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00 në fshatin Carravranë të Malishevës.

Tutje bëhet e ditur se është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në rast, por që nuk është qëlluar askush.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është duke u trajtuar në QKUK. Nga njëri prej tyre është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në rast por nuk është qëlluar askush”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/