Babë e bir janë lënduar pasi fizikisht janë sulmuar nga ana e tre personave në bulevardin ‘Turisriçka’ në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Pas transferimit në Qendrën Mjekësore në Ohër, djalit 18 vjeçar U.I. i është konstatuar se ka gjakderdhje të brendshme në trur, ndërsa 44 vjeçari U.I. ka marrë lëndime trupore.
Nga ana e SPB Ohër është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe janë ngritur lëndët për procedurë të mëtejme. Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit. /Telegrafi/