Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje verbale janë rrahur mes veti dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 17:30, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
“Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovar-e dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor…”, thuhet në raport.
Nga e dyshuara femër është konfiskuar një thikë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/