Telegrafi

Rrihen mes vete pesë të mitur në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Pesë të mitur pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:30 në rrugën ”UÇK”, në Mitrovicë.

Tutje bëhet e ditur se tre të miturit nuk janë hasur nga policia, ndërsa dy të tjerët kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit të Mitrovicës.

“Rr. UÇK-së, Mitrovicë 28.10.2022 – 12:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, pesë (5) të mitur, janë përfshirë në rrahje. Tre të dyshuar nuk janë hasur nga policia, ndërsa dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit të Mitrovicës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/