Telegrafi

Rrihen mes vete kunatat në Prizren

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunata e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:30, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.

“Viktima femër  kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunata e saj e dyshuara femër  kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/