Katër vajza raportohet se janë rrahur mes vete të martën në Prizren.
Policia njofton se si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Prizren 28.06.2022 – 17:40. Është raportuar një rrahje në mes të katër femrave kosovare. Si pasojë e rrahjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/