Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë -nxënës, ku si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur në Obiliq, të martën në ora 11:10.
“Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/