Site icon Telegrafi

Rrihen mes vete gjashtë persona në Prizren, njëri prej tyre lëndohet rëndë

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete si dhe kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00 në rrugën “Hamit Bojniku”, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë e rrahjes katër persona kanë marrë lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda) dhe të gjitha kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi janë rrahur mes vete. Si pasojë e rrahjes katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda) dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version