Dy persona janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje në familje janë rrahur mes veti dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:29, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në familje janë rrahur mes veti dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/