Policia e Kosovës ka bërë të ditur se babë e djalë janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje verbale.
Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, në ora 17:00.
“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (babë e djalë) pas një mosmarrëveshje verbale, kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/