Site icon Telegrafi

Dy persona sulmohen fizikisht nga katër të tjerë në Prizren

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit pasi janë sulmuar fizikisht nga katër persona të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:47 në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në Suharekë.

Siç bëhet e ditur në raport, njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa tre të tjerët gjenden në arrati.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar ndërsa tre të tjerët gjenden në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/   

Exit mobile version