Dy persona pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:43, në veri të Mitrovicës.
Siç thuhet në raport, gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ia ka dëmtuar të dyshuarit tjetër veturën duke ia thyer parafangon e veturës.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes, njeri i dyshuari i ka dëmtuar të dyshuarit tjetër veturën duke ia thyer parafangon e veturës. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/