Tre persona janë arrestuar pasi që i kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:45 në fshatin Makovc, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/