Site icon Telegrafi

Rrihen dy persona në Malishevë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë rrahur mes veti si pasoj e një mosmarrëveshje, në Malishevë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:20 në rrugën “Adem Jashari”, në Malishevë.

Siç thuhet në raport, të njëjtit kanë marr lëndime trupore, të cilët më pas kanë marr trajtim mjekësor.

Ndërkaq, dy personat janë intervistimit dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/ 

Exit mobile version