Telegrafi

Rrihen dy persona në Ferizaj, e pëson dhe një femër

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtët pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00 në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dy persona, por po ashtu lëndime ka pësuar edhe një femër e cila është goditur nga një prej të dyshuarëve.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore, lëndime trupore ka pësuar edhe viktima femër kosovare e cila është goditur nga njëri prej të dyshuarëve”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/