Telegrafi

Rrihen dy persona mes vete në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Sipas raportit 24  orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:02 në rrugën “Lejë Metranga”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/