Amir Rrahmani është shumë afër që të kalojë te Standard de Liege nga Dinamo Zabregbi në këtë afat kalimtar veror.
Sportske Novosti raporton se mbrojtësi shqiptar pritet që të kalojë te skuadra belge në ditët e ardhshme, duke e quajtur si 90 për qind të kryer marrëveshjen.
Bëhet e ditur se Rrahmani është duke biseduar me Standard de Liegen për kushtet personale, e që marrëveshje mund të finalizohet pas ndeshjeve që po i zhvillojnë Përfaqësueset për kualifikimet në Euro 2020.
Por, për ta kompletuar këtë transferim, skuadra belge thuhet se do t’i paguajë Dinamo Zagrebit rreth 1.6 milionë euro.
Rrahmani zhvilloi një sezon fantastik te skuadra kroate, duke bërë që ta marrë vëmendjen e Standard de Liege, ndërsa siç duket në verë do të ndryshojë ambient. /Telegrafi/