Telegrafi

Rrëzohet statuja e Suarezit në Uruguai, ky është mesazhi që i është lënë (Foto)

Luis Sauarez është një nga lojtarë më të dashur në Uruguai.

Ylli i Barcelonës ka edhe një statujë në qytetin e Salto, e cila është dëmtuar sot (e shtunë).

Një njëri i cili besohet se ishte i dehur e ka rrëzuar në tokë statujën e ish-sulmuesit të Liverpoolit, dhe ka lënë një mesazh.

“Isha në dasmën e Messit, do kthehem shpejt”, shkruan në letrën e lënë në tokë.

Suarez ishte në dasmën e Lionel Messit me shumë lojtarë tjerë. /Telegrafi/