Një person derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit të policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10 në rrugën “Ahmet Kaqiku”, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/