Telegrafi

Rrëzohet një person nga rimorkio i traktorit, lëndohet rëndë

Foto: Arkiv

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga rimorkio i traktorit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sërbicë e Ultë në Prizren, të enjten në orën 18:00.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se është rrëzuar nga rimorkio e traktorit me ç’ rast ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport. /Telegrafi/