Telegrafi

Rrëzohet një lis i madh në Mitrovicë, dëmtohen tetë vetura

Një lis i madh është rrëzuar sot në afërsi të palestrës “Minatori” në Mitrovicë.

Si pasojë e rrëzimit të tij janë dëmtuar tetë vetura.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti gjithashtu ka thënë se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, shihet se lisi ka qenë mjaft i madh dhe vetuat që janë dëmtuar kanë qenë të parkuara.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i zjarrfikësve të cilët janë duke e bërë largimin e tij nga vendi ku është rrëzuar./Telegrafi/