Një helikopter i tipit Mi 171 Sh nga Divula në Kroaci dhe një aeroplan Pilatus i forcave ajrore kroate, janë vënë në kërkim të një helikopteri ushtarak që u rrëzua në rajonin Pakova.
Nuk bëhet fjalë për një helikopter të forcave ajrore të Kroacisë, por për atë të forcave mbrojtëse të Hungarisë që në Kroaci gjendej për një trajnim, transmeton Telegrafi.
Ekipet e shpëtimit janë në terren, kurse deri më tani kanë arritur të gjejnë dy trupa nga tre personat që gjendeshin në fluturake.
Helikopter Mi-171 Sh i avion Pilatus HRZ u potrazi su za vojnim helikopterom koji se srušio na području Pakova sela u Šibensko-kninskoj županiji.
Nije riječ o helikopteru Oružanih snaga Republike Hrvatske.
Ministarstvo obrane će pravovremeno o svim detaljima izvijestiti javnost— MORH/MoD Croatia (@MORH_OSRH) June 21, 2023
Ata ishin në Kroaci për një trajnim, kurse në fotografi amatore shihet tymi i zi i ngritur në qiell, ndërsa forcat e armatosura kroate pritet që së shpejti të dalin në një konferencë për media për të zbuluar detaje.
Akoma nuk dihet sesi ka ardhur deri të rrëzimi apo shkaqet, që mund të kenë çuar në këtë ngjarje që ka tronditur Kroacinë. /Telegrafi/