Site icon Telegrafi

Rrëzohet një aeroplan në Qipro, raportohet edhe për të vdekur

Një aeroplan i vogël u rrëzua në Qipro, duke vrarë dy persona – me raportet që thonë se ai ishte duke u përdorur për stërvitje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një aeroplan i vogël i përdorur për qëllime stërvitore u rrëzua pranë një piste lokale të martën, në perëndim të Famagusta.

Incidenti ndodhi pak para orës 01:00 në afërsi të një aeroporti lokal jashtë Lefkoniko, i njohur gjithashtu si Gecitkale, me raporte që thanë se dy persona në bord u vranë menjëherë.

Nuk ishte e qartë nëse aeroplani sapo ishte ngritur apo nëse ishte duke u përpjekur për të aterruar, ndërsa mediat thanë se shkaku i aksidentit ishte nën hetim.

Emrat e dy pilotëve të vdekur u publikuan në mediat lokale. /Telegrafi/

Exit mobile version