Telegrafi

Rrëzohet nga skelet në vendin e punës, lëndohet një person në Prishtinë

Gjatë kohës kur ishte duke punuar një person në Prishtinë, aksidentalisht kishte rënë nga skelet në tokë me ç’rast ishte lënduar.

Pas kësaj viktima është dërguar në QKUK, ku sipas mjekut i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas policisë pronari i kompanisë ndërtimore ku ishte duke punuar viktima është arrestuar,  por pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull  kosovar, për deri sa ishte duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga skelet dhe është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Është arrestuar pronari i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bënë të ditur policia./Telegrafi/