Telegrafi

Rrëzohet nga shtylla elektrike një person në Gjilan, arrestohet një tjetër

Një person është arrestuar në Gjilan pasi që kishte ftuar viktimën mashkull kosovar që ti kryej disa punë elektrike.

Viktima gjatë tentimit për të kryer punë është rrëzuar nga një shtyllë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

“Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit e më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/