Është ndarë nga jeta në moshën 21 vjeçare aktori i Broadway, Kyle Jean-Baptiste.
21 vjeçari nga Brooklyn ka vdekur pasi është rrëzuar nga shkallët e emergjencës në shtëpinë e nënës së tij.
“E gjithë familja e “Les Miserables” është e shokuar nga humbja e papritur dhe tragjike e Kyle, një i ri i talentuar dhe një person i jashtëzakonshëm, që bëri magji dhe histori me debutimin e tij në këtë film”, është shprehur një përfaqësues i Broadway për Broadway World.
Kyle bëri histori me rolin që e ktheu në aktorin më të ri në moshë dhe të parin afro-amerikan që do të luante Jean Valjean tek “Les Miserables”, rol ky i luajtur më 2012 nga Hugh Jackman.