Site icon Telegrafi

Rrëzohet kërkesa për Komision Hetimor për investimet strategjike në Shqipëri, Alibeaj: U shkel kushtetuta

Kërkesa e Partisë Demokratike të Shqipërisë për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike është rrezuar për të tretën herë në Konferencën e Kryetarëve këtë të hënë.

Pas Konferencës, Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha për mediat se kjo është skemë korruptive dhe shkelje e Kushtetutës. Ai tha se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për rrëzimin e këtij komisioni.

“Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”, tha Alibeaj.

Edhe pse kërkesa është rrëzuar tre herë, PD kërkon ngritjen e këtij komisioni pasi sipas tyre ka dyshime për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike. /Telegrafi/

Exit mobile version