Telegrafi

Rrëzohet helikopteri ushtarak në një zonë të banuar në Stamboll, katër të vdekur (Video)

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në një pjesë të banuar në Stamboll, derisa po bënte përpjekje për të bërë një aterrim emergjent.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, katër ushtarë kanë humbur jetën.

Po sipas mediave, helikopteri tip UH-1 u rrëzua në bazë të kompleksit të strehimit në rrethin e Cekmekoy në anën aziatike të Stambollit.

Siç thuhet më tej, askush në tokë nuk u lëndua.

Ky llogaritet incidenti i dytë i një helikopteri të tillë në një zonë banimi në Stamboll në tre muajt e fundit.

Në nëntor, një helikopter ushtarak me pesë ushtarë u rrëzua gjatë një misioni stërvitor pasi goditi çatinë e një ndërtese në lagjen Sancaktepe, gjithashtu në anën aziatike të Stambollit. /Telegrafi/