Një helikopter ushtarak është rrëzuar në një pjesë të banuar në Stamboll, derisa po bënte përpjekje për të bërë një aterrim emergjent.
Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, katër ushtarë kanë humbur jetën.
Po sipas mediave, helikopteri tip UH-1 u rrëzua në bazë të kompleksit të strehimit në rrethin e Cekmekoy në anën aziatike të Stambollit.
Siç thuhet më tej, askush në tokë nuk u lëndua.
Ky llogaritet incidenti i dytë i një helikopteri të tillë në një zonë banimi në Stamboll në tre muajt e fundit.
Në nëntor, një helikopter ushtarak me pesë ushtarë u rrëzua gjatë një misioni stërvitor pasi goditi çatinë e një ndërtese në lagjen Sancaktepe, gjithashtu në anën aziatike të Stambollit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6XBZUFGT64Q