Aeroplani Sukhoi-25 i Forcave Ajrore Bullgare është rrëzuar pranë bazës ajrore Bezmer, në pjesën lindore të vendit.
Këtë e ka bërë të ditur Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Bëhet e ditur se piloti është hedhur gjatë rrëzimit.
Dimitar Stojanov, ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Admirali Emil Eftimov janë nisur për në bazën ajrore “Bezmer”.
Luftëtarët Suhoi-25, të cilët u modernizuan në Bjellorusi për pak më shumë se 80 milionë euro, mbahen në bazën ajrore “Bezmer”.
Theksojmë se shteti bullgar shpeshherë është kritikuar për pajisjet e vjetra ushtarake, e cila po shkakton edhe dëme materiale.
Ndryshe, Bullgaria është shtet anëtar i aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s. /Telegrafi/
✈ Около 14:00 часа днес военен самолет Су-25 е претърпял #инцидент край авиобаза Безмер.
Пилотът се е катапултирал и е в добро състояние, контактен е. ⤵ https://t.co/QtNRfRUg6z pic.twitter.com/n7rvFgYRje— Българска телеграфна агенция (@BTAnewsBG) September 28, 2022