Një aeroplan i vogël që po transportonte zyrtarë të agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, është rrëzuar menjëherë pasi ishte ngritur në ajër nga Malta, duke lënë të vdekur të paktën pesë persona, kanë bërë të zyrtarë të aeroportit.
Sipas zyrtarëve, rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur rreth orës 5:30 të mëngjesit, derisa ishte nisur nga Malta për në Misrata të Libisë, transmeton Telegrafi.
Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes duke kërkuar për të mbijetuar, derisa aeroplani i rrëzuar i tipit Metroliner, besohet se mund të transportonte deri në 10 persona.
Sipas Times of Malta”, aeroplani ishte marrë me qira nga Luksemburgu për tu shfrytëzuar nga zyrtarë të Frontex-it, ndërsa ende nuk ka ndonjë informacion rreth nacionalitetit të viktimave. /Telegrafi/
Captured this moments after #Luqa plane crash;all shocked pre take off.sharing this via data @pinkdixie22 @rebeccagyeo @BBCBreaking #Malta pic.twitter.com/PxpErWH8yX
— Edward De Gaetano (@eddydeg) October 24, 2016