Telegrafi

Rrëzohet aeroplani në Kubë, humbin jetën 104 persona – publikohen pamjet e para (Video)

Aeroplani “Boeing 737” i aviokompanisë së Kubës, “Cubana de avijasion”, është rrëzuar vetëm disa momente pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti ndërkombëtare “Hoze Marti” në Havanë.

Një zyrtar i paemëruar ushtarak ka deklaruar se nga rrëzimi i aeroplanit Boeing 737 në Kubë, kanë mbijetuar vetëm tre persona të cilët janë në gjendje të rëndë, ndërsa 104 tjerë kanë mbetur të vdekur në vend, transmeton Telegrafi.

Presidenti kubanez Miguel Diaz-Kanel i cili ka dalur në vendin e ngjarjes, ka deklaruar se “numri i viktimave është i madh”.

Edhe pse mediat kubaneze fillimisht kishin raportuar se bëhet fjalë për aeroplanin e aviokompanisë “Cubana de Avijasion”, më vonë është kuptuar se aeroplani ishte i “Blue Panorama Flight”.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihen rë të zeza tymi në afërsi të aeroportit. /Telegrafi/