Site icon Telegrafi

Rrëzohen keq nga vala derisa po realizonin fotografinë e martesës (Video)

Nusja dhe dhëndri që kishin zgjedhur një bregdet në Kinë, për të realizuar fotografinë e martesë, janë rrëzuar keq nga një valë deti.

Ata po shkëmbenin puthje, kur përfunduan në pozitë të pafavorshme, ndërsa nuk raportohet të kenë pësuar ndonjë lëndim serioz, transmeton Telegrafi.

“Ishte vetëm një test, se sa e fortë është dashuria tyre”, si dhe “vala ishte xheloze me puthjet e tyre”, kanë qenë dy nga komentet që u pëlqyen më së shumti.

Më poshtë mund të shihni momentin qesharak, që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetin social. /Telegrafi/

https://youtu.be/jZyL9oehsJc

Exit mobile version